Shtohen rastet e dhunës në familje në Kosovë, 9 raste për 24-orë

Kronikë e zezë

Shtohen rastet e dhunës në familje në Kosovë, 9 raste për 24-orë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Në vendin tonë gjatë ditës së djeshme janë raportuar 9 raste të dhunës në familje.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, nga një në Podujevë, Obiliq, Gllogoc, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Rahovec.

Njoftimet nga Raporti i Policisë:

”Prishtinë 16.06.2023 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

”Prishtinë 16.06.2023 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. ”

”Podujevë 16.06.2023 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga ish-kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur të pranojë trajtim mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.”’

”Obiliq 16.06.2023 – 10:58. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”

”Gllogoc 16.06.2023 – 11:46. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. ”

”Gjilan 16.06.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

”Prizren, 16.06.2023-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

”Gjakovë, 16.06.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”

”Rahovec 16.06.2023-21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat