Plagoset me armë zjarri një person në Kaçanik

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një person në Kaçanik

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së premten, një person është plagosur nga arma e zjarrit në Kaçanik.

Sipas Policisë, në Emergjencën e Kaçanikut kanë marrë ndihmë mjekësore dy meshkuj, njëri kishte plagë nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri lëndime trupore.

“Njësit policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat