PK arreston një shtetas të Shqipërisë i dyshuar për falsifikim parash

Kronikë e zezë

PK arreston një shtetas të Shqipërisë i dyshuar për falsifikim parash

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë i cili ka qenë në kërkim për veprën penales falsifikim i parasë.

Arrestimi i tij është bërë të shtunën në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsione

“Sot, më 17.06.2023, po ashtu falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe DHKEK, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në ora 02:00 është ndaluar i dyshuari: R.N., (viti i lindjes 1990, mashkull shtetas i Shqipërisë). I njëjti dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj 2023. Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me aktvendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë.

R.N ishte në kërkim lidhur me rastin ku më 22 maj policia kishte arrestuar një të dyshuar dhe kishte sekuestruar 94 copë kartëmonedhe me ‘vlerë’ nga 50 euro (94 x 50 = 4700), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Gjatë hetimit e trajtimit të rastit të lart-cekur, hetuesit policorë janë vënë në kërkim edhe të personave tjerë të dyshuar për përfshirje në veprën penale të lart-cekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat