​Vjedhin pajisje në një lokal në Lipjan, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

​Vjedhin pajisje në një lokal në Lipjan, tre të arrestuar

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Dy 34 vjeçar me inicialet B.B dhe G.B, si dhe një 41 vjeçar me inicialet B.K, janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohen për veprën vjedhje e rëndë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhë dje në një lokal në Lipjan, ku janë vjedhur 2 televizorë, 16 monitora, 2 frigoriferë, 1 kondicioner etj.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar pak orë pasi është raportuar rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë tre personat e dyshuar: B.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. K . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe G. B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë i përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat