Gjakovari hap llogari ‘rreme’ në TikTok, publikon fotot intime të ish të dashurës së tij

Kronikë e zezë

Gjakovari hap llogari ‘rreme’ në TikTok, publikon fotot intime të ish të dashurës së tij

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve.

Në hall nga ish i dashuri i saj është edhe një 26-vjeçare në Gjakovë.

Burimet e medias kanë zbardhur detaje nga denoncimi i të resë, e cila ka deklaruar se ish i dashuri i saj ka hapur një llogari të rreme në emrin e saj në rrjetin social TikTok dhe aty ka publikuar disa fotografi intime të saj.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ai u shoqërua në stacion për intervistim, ku para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, duke thënë se këtë e ka bërë në shenjë revolte.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat