Viza bëhet mollë sherri në një familje në Prizren, djali tenton ta sulmojë babanë e tij

Kronikë e zezë

Viza bëhet mollë sherri në një familje në Prizren, djali tenton ta sulmojë babanë e tij

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Anëtarët e familjeve shpeshherë përfshihen në konflikte verbale e zënka të shumta. Madje në shumë raste, telashet eskalojnë edhe në dhunë fizike e kapërcejnë edhe muret e shtëpisë, duke u dashur kështu me doemos ndërhyrja e organeve të rendit.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prizren, ku djali 21-vjeçar dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se babai ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti për pagesën e një vize, djali i tij ka tentuar ta sulmojë, por që pas ndërhyrjes së familjarëve të tjerë, është parandaluar konfrontimi fizik.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

21-vjeçari ka mohuar të ketë tentuar ta sulmojë babanë e tij, teksa tha se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat