“Dil prej shpisë, kam me t’vra”/ Nëna në Gjilan çon djalin në Polici, thotë se ndihet e rrezikuar

Kronikë e zezë

“Dil prej shpisë, kam me t’vra”/ Nëna në Gjilan çon djalin në Polici, thotë se ndihet e rrezikuar

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Të dyshuarit kryesisht janë bashkëshortët, por këto raste bëhen edhe më të rënda kur janë djemtë ata që ushtrojnë dhunë në forma të ndryshme ndaj nënave të tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në një familje në rrugën ‘Avdulla Presheva’ në Gjilan, ku një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku është shprehur se ndihet e rrezikuar nga djali i saj.

Bazuar në dëshminë e nënës, i biri e ka kërcënuar se do ta vrasë, teksa i ka kërkuar asaj që të largohet nga shtëpia ku jetojnë.

I riu është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat