Vjedhje në një kompani në Ferizaj, hajnat marrin pajisje kompjuterike në vlerë të 6 mijë eurove

Kronikë e zezë

Vjedhje në një kompani në Ferizaj, hajnat marrin pajisje kompjuterike në vlerë të 6 mijë eurove

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Vjedhjet e shumta në biznese po shkaktojnë humbje të mëdha, por edhe pasiguri. E hajnat në shumicën e rasteve nuk kapen, pasi arrijnë të ikin pa u zbuluar.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në kompaninë ‘Toni’ në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda zyrës së kompanisë dhe kanë vjedhur pajisje kompjuterike, të cilat kapin vlerën e rreth 6 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në kapjen e tyre.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat