Dy persona sulmojnë fizikisht një mjek në Prizren

Kronikë e zezë

Dy persona sulmojnë fizikisht një mjek në Prizren

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një mjek në Prizren ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilë e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mirëpo ishin të pakënaque me shërbimet mjekësore.

“Prizren 17.06.2023-21:00.  

Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e  kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat