Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë është therur me thikë, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është therur ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat