Ngacmoi ish të dashurën, u arrestua burri në Gjakovë

Kronikë e zezë

Ngacmoi ish të dashurën, u arrestua burri në Gjakovë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë pasi ka ngacmuar ish të dashurën në forma të ndryshme.

“Me datën 17.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar në forma të ndryshme viktimën femër kosovare dhe në emër të saj në rrjetin social kishte hapë llogari ku kishte shpërnda foto të viktimës me përmbajtje erotike të cilat foto viktima më parë ja kishte dërguar të dyshuarit derisa kishin qenë në lidhje dashurie.”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat