Policia sekuestron dy armë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron dy armë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:41
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara.

Për të dy raste janë arrestuar tre persona.

Nga zyrtarët e stacionit të veriut është arrestuar personi i dyshuar: B.,D, mashkull, 34 vjeç,  për armëmbajtje pa leje, të cilit gjatë një kontrolli rutinor i janë gjetë dhe sekuestruar : nje armë zjarri, një karikator dhe 2 fishekë.

Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit,  janë arrestuar dhe dërguar në qendër të mbajjtjes, personat e dyshuar: V.R, mashkull 39 vjeç dhe M.R, mashkull 61 vjeç, veprën Kanosje, që është raportuar dje rreth orës 16:00.

Përveç kanosjes ndaj personit M.R, mashkull 61 vjeç, është inicuar rast edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar:një pushkë gjuetie ( leje të skaduar) dhe 4 fishekë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat