Gjenden dy granata në Dremjak të Ferizajt

Kronikë e zezë

Gjenden dy granata në Dremjak të Ferizajt

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Të dielën në fshatin Dremjak një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese.

Kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat