Kontrabandë me kafshë në Istog – policia gjen 21 krerë dele të pa matrikuluara

Kronikë e zezë

Kontrabandë me kafshë në Istog – policia gjen 21 krerë dele të pa matrikuluara

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka ndaluar një rast të kontrabandimit me kafshë në bjeshkët e Vrellës, në komunën e Istogut.

Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.

I dyshuari në automjet kishte pasur të ngarkuara 21 krerë dele për të cilat nuk ka pasur asnjë dokument dhe të gjitha kanë qenë të pa matrikuluara.

Lidhur me rastin janë njoftuar AVUK dhe dogana, kurse pas procedurave në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat