Fushë Kosovë, një grua ngacmohet seksualisht

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë, një grua ngacmohet seksualisht

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin për ngacmim seksual të një gruaje.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Fushë Kosovë 19.06.2023-18:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat