Qytetari nga Kamenica kapet duke kontrabanduar qershia e kajsia nga Serbia

Kronikë e zezë

Qytetari nga Kamenica kapet duke kontrabanduar qershia e kajsia nga Serbia

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 10:22

Policia e Kosovës e ka identifikuar një person në Kamenicë duke kontrabanduar nga Serbia rreth 400 kilogramë qershia dhe kajsia.

Sipas policisë, i dyshuari për këto mallra nuk kishte asnjë dokument.

“Kamenicë, Gjilan, 22:00. Gjatë realizimit të detyrave zyrtare është identifikuar dhe ndaluar automjeti VW Cady me targa vendore. Gjatë kontrollit  të automjetit është vërejtur se i njëjti  kishte pasur të ngarkuara (98) arka me qershi dhe (1) arkë me kajsi  me gjithsej rreth 400 kg, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se ishte duke i sjellur ilegalisht nga Serbia”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

Malli i konfiskuar sipas policisë është dërguar në terminal doganor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat