Gjakovë, një person qëllon aksidentalisht veten me pistoletë në vendin e punës

Kronikë e zezë

Gjakovë, një person qëllon aksidentalisht veten me pistoletë në vendin e punës

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një rast i lëndimit të rëndë trupor raportuar se ka ndodhur të hënën në Gjakovë.

Policia njofton se një person derisa ka qenë në vendin e tij të punës, aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë e cila përdoret për neutralizimin e kafshëve.

“Gjakovë 19.06.2023-13:30.  Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës aksidentalisht ka qëlluar veten me një pistoletë e cila përdoret për neutralizimin e kafshëve”, thuhet në raportin policor.

Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat