Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:47
Arma

Një person është arrestuar këtë të martë në Gjakovë, pasi dyshohet për dhunë në familje.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Abedin Terbeshi”, ndërsa i dyshuari i lindur në vitin 1982, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.

“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar një pistoletë, një karikator dhe tri copë fishekë”, thuhet në komunikatën për media.

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat