​Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe posedim të paautorizuar të armëve

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe posedim të paautorizuar të armëve

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:46
Policia

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje si dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Abedin Terbeshi” në Gjakovë dhe sipas Policisë, personi i dyshuar është i lindur në vitin 1982.

“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar një pistoletë, një karikator dhe 3 copë fishekë. Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat