Tetë persona fjalosen mes veti, pati edhe të shtëna armësh

Kronikë e zezë

Tetë persona fjalosen mes veti, pati edhe të shtëna armësh

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, të hënën mbrëma tetë të dyshuar meshkuj janë fjalosur mes vete në Grabovc të Obiliqit.

Dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat