Arrestohen dy persona nën dyshime për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona nën dyshime për vjedhje

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona në raste të ndara.

Njëri është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje grabitqare në një market më 10 maj. I dyshuari është S.M., 35 vjeç.

Personi tjetër është arrestuar nga zyrtarët e Podujevës për dy raste të vjedhjes. E.J., 60 vjeç dyshohet se bashkë me dy persona kanë vjedhur portofolët e dy personave tjerë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat