Gjendet një trup i pajetë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, viktima një grua 56 vjeçare

Kronikë e zezë

Gjendet një trup i pajetë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, viktima një grua 56 vjeçare

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Viktima është e moshës rreth 56 vjeçare ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat