Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 09:36
Prishtinë

Të mërkurën në Prishtinë një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË& ARMËMBAJTJE PA LEJE/Prishtinë 21.06.2023 – 17:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat