Ndalohet vetura me katër të rinj në Obiliq, dy prej tyre kapen me drogë

Kronikë e zezë

Ndalohet vetura me katër të rinj në Obiliq, dy prej tyre kapen me drogë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:37
Ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.

Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy pasagjerëve që ndodheshin në veturë, pas kontrollit, zyrtarët policorë ua kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat