Bie një punëtor nga një çati në Vushtrri

Kronikë e zezë

Bie një punëtor nga një çati në Vushtrri

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një person derisa ishte duke punuar në një çati është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:25, në Vushtrri.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një çati, është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat