Policia dyshon se gruaja që u gjet e vdekur dje në Ibër ka rënë aksidentalisht

Kronikë e zezë

Policia dyshon se gruaja që u gjet e vdekur dje në Ibër ka rënë aksidentalisht

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 10:01
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me trupin e 58-vjeçares që u gjet dje pa shenja jete në lumin Ibër në Mitrovicë.

Në raportin e policisë thuhet se viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Mitrovicë 22.06.2023 – 07:26. Është raportuar se viktima femër kosovare  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Ibër.  Ekipi i zjarrfikësve viktimën e ka nxjerrë nga  lumi pa shenja jete, nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat