Gjobitet biçiklisti për qarkullim në autostradë

Kronikë e zezë

Gjobitet biçiklisti për qarkullim në autostradë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 10:34
Biçiklisti

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave ka gjobitur një biçiklist i cili ka qenë duke qarkulluar me biçikletë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, pasi të njëjtit i është shqiptuar gjobë për shkak se ka qarkulluar me biçikletë në autostradë e cila është e ndaluar me ligj, të njëjtin e kanë larguar nga autostrada.

“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Prizren Veri në Prizren Jug ka hasur një person duke drejtuar biçikletën në autostradë ku është e ndaluar sipas ligjit, lidhur me këtë i njëjti është gjobitur dhe është larguar nga autostrada”, thuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat