Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Sot,  rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast lëndimit trupor.

Policët e rendit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para është mësuar se të dyshuarit I.N (M/K) i moshës 64 vjeçar dhe B.N (M/K) i moshës 40 vjeçar,  pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K ( M/K) i moshës 35 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat