Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri “Kafet e Vogla”

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri “Kafet e Vogla”

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:20
Pamje nga vendi i plagosjes

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

I plagosuri sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rr.Fehmi Agani, Prishtinë 23.06.2023 – 21:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat