Burri rrah gruan në Fushë Kosovë, 33-vjeçarja e denoncon në polici

Kronikë e zezë

Burri rrah gruan në Fushë Kosovë, 33-vjeçarja e denoncon në polici

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Kështu ka vepruar edhe një grua nga Fushë Kosova e cila ishte duke përjetuar në vazhdimësi dhunë fizike nga bashkëshorti i saj.

Burimet bëjnë të ditur se 39-vjeçari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore ku si pasojë e dhunës, ajo mori trajtim mjekësor.

E gjendur para kësaj situate, 33-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur ngjarja. 

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat