Mosmarrëveshje familjare, të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje familjare, të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 10:58
Ilustrim

Të shtëna me armë  zjarri ka pasur ditën e premte në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se pas një mosmarrëveshje familjare, një  person ka gjuajtur me armë  zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka shtënë me armë pas një mosmarrëveshje familjare me djalin e tij.

Arma me një fishek dhe gjashtë predha janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat