Konflikti familjar në Fushë Kosovë: Babai iu kap djalit për mospunë, shkrepi armën në lokalin e tyre

Kronikë e zezë

Konflikti familjar në Fushë Kosovë: Babai iu kap djalit për mospunë, shkrepi armën në lokalin e tyre

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se përpos konfliktit verbal me të birin, ka shtënë edhe me armë zjarri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçari ka në pronësinë e tij një servis mekaniku, xhamat e të cilit i ka thyer pasi ka shtënë me armë në drejtim të tyre.

E gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të nervozes që ka me djalin e tij 25-vjeçar, të cilin e akuzon se nuk po punon mjaftueshëm dhe nuk po e dëgjon.

Njësitë policore kanë gjetur në vendin e ngjarjes një armë zjarri dhe municion. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia edhe e viktimës dhe nënës së tij, të cilët janë ankuar se kryefamiljari vazhdimisht ushtron dhunë psikike duke i kërcënuar se do ta vrasë veten ose dikë tjetër.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat