Arrestohet një inspektor i punës në Prishtinë – ndryshoi raportin e punëtorit të ndërtimit, përkundër që ishte lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohet një inspektor i punës në Prishtinë – ndryshoi raportin e punëtorit të ndërtimit, përkundër që ishte lënduar rëndë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka arrestuar një person, (A. H; inspektor i punës në ministri) për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas vendimit të gjykatës, dyshohet se A.H., ka dal në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në një vend punishte të një kompanie, në të cilën ishte lënduar një punëtor, duke marrë lëndime të rënda trupore.

Inspektori i Punës A.H., edhe pse ishte venë në dijeni edhe nga hetuesit policor se punëtori ishte lënduar në vendin e tij të punës, për çka kishte edhe dëshmi video-incizim dhe dëshmitar eventual, i dyshuari përkundër këtyre fakteve, përpilon “Raport Zyrtar” për Hetimin e Aksidentit, duke mos e paraqitur gjendjen faktike/reale në ketë raport, por ka potencuar se viktima ishte rrezuar në shtëpinë e tij, duke i bërë favor me këtë rast pronarit të kompanisë punë kryese.

Lidhur me rastin është kuptuar edhe nga dëshmitë relevante të siguruara përgjatë veprimeve hetimore se viktima nuk ka pasur fare kontratë të punës, por kontrata e punës për viktimën është proceduar në ATK një ditë pasi që ka ndodh aksidenti/lëndimi në punë i viktimës.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me inicialët (A. H.), dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas kodit penal të RKS-së.

Andaj, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 26.06.2023, i dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në polici, është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48 orëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat