Dëmtoi kompaninë në vlerë prej mijëra eurosh, arrestohet dhe ndalohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Dëmtoi kompaninë në vlerë prej mijëra eurosh, arrestohet dhe ndalohet i dyshuari

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet L.V., i cili derisa po ushtronte detyrën e menaxherit në një kompani në Gjilan, dyshohet se kishte dëmtuar biznesin në vlerë prej mijëra eurosh.

Në komunikatën për media thuhet se i njëjti duke mos lëshuar kuponë fiskal për blerjet e konsumatorëve ka dëmtuar kompaninë dhe buxhetin e komunës.

“Artikujt e blerë nga konsumatorët, fillimisht janë regjistruar nga i dyshuari, por për të përvetësuar paratë për nevojat e tij personale dyshohet se ai nuk e kishte printuar fare kuponin fiskal, që ishte detyrë dhe obligim i tij.

I dyshuari i lartcekur me iniciale është intervistuar nga Policia në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për vepër penale ‘Keqpërdorimi i besimit’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat