Përleshje fizike në Zllatar të Prishtinës, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore

Kronikë e zezë

Përleshje fizike në Zllatar të Prishtinës, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Një përleshje fizike ka ndodhur të hënën në Zllatar të Prishtinës, si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 18:00, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri  në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur”, ka thënë Borovci.

Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat