Ish-burri kanos gruan me të cilën është ndarë tri vite më parë

Kronikë e zezë

Ish-burri kanos gruan me të cilën është ndarë tri vite më parë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për shkak se ka kanosur ish-gruan e tij.

Sipas policisë, çifti janë ndarë para tri vitesh, ndërsa kanosja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje lidhur me fëmijët e tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 26.06.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur me fjalë ish-bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare me të cilën janë ndarë qe tri vjet. Deri te kanosja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje lidhur me fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat