E sulmoi vëllain, arrestohet një person në Kaçanik

Kronikë e zezë

E sulmoi vëllain, arrestohet një person në Kaçanik

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Kaçanik pasi e sulmoi fizikisht vëllain e tij.

Pas sulmit viktima ka pranuar ndihmë mjekësore

Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik 26.06.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat