Kërkohet paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim të besimit

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim të besimit

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, i pandehuri L.V., në Qendrën Tregtare ‘’Viva Fresh Store”, në njësinë nr. 2 në Gjilan, në cilësinë e menaxherit, ka keqpërdorur autorizimet e tij që dalin nga kontrata e lidhur me këtë ndërmarrje, duke dëmtuar të njëjtën në vlerë financiare mbi 20,871.24 €, ashtu që artikujt e blerë nga konsumatorët fillimisht i ka regjistruar, por nuk i ka pajisur me kuponë fiskal.

Ndërsa më pas ka përdorur kartelën ‘’0’’, për të fshirë artikujt e regjistruar.

Me këto veprime, dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat