Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim Gjergj Gjokajt, i dushuar për vrasjen e dyfishtë, ku mbeten të vrarë dy vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit GJ. Gj., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës”, thuhet në njoftim të gjykatës.

Sipas kërkesës për caktimit të paraburgimit i njëjti me datën 25 qershor 2023, rreth orës 20:20, në fshatin Madanaj të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit H. I. dhe B. I., nga fshati Madanaj dhe këtë për shkak të një kontesti pronësor.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Vrasja e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, në seancën dëgjimore të mbajtur në ambientet e spitalit ku i pandehuri gjendet për trajtim mjekësor, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 25 qershor 2023 dhe do të zgjasë deri më 25 korrik 2023.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat