Dy vjeçari nga Mitrovica bie në një pusetë, mori lëndime trupore

Kronikë e zezë

Dy vjeçari nga Mitrovica bie në një pusetë, mori lëndime trupore

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një dy vjeçar kishte rënë në pusetë dhe kishte pësuar lëndime trupore në Tunel të Parë, në Mirovicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:21.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e QKMF dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se në afërsi të një objekti kolektiv,  një i dyshuar mashkull  kosovar, kishte kryer punime në rrjetin e kanalizimit dhe kishte lënë një pusetë të hapur (pa kapak). Si pasojë e kësaj djali i ankuesit i moshës dy vjeçare kishte rënë në të dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e QKMF dhe më pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin, deri më tani nuk është takuar i dyshuari. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat