Dy të moshuar përfshihen në sherr në Kamenicë, 76-vjeçari e bën për spital viktimën

Kronikë e zezë

Dy të moshuar përfshihen në sherr në Kamenicë, 76-vjeçari e bën për spital viktimën

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një rast i tillë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Hogosht të Kamenicës, ku dy një person i moshuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti verbal mes tyre, e që më pas 76-vjeçari dyshohet se e ka përplasur për toke viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

77-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm jashtë vendit.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat