Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, shkaktohen kolona të gjata

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, shkaktohen kolona të gjata

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç.

Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar nga ky aksident.

Nga ky aksident që kanë qenë të përfshira dy vetura, janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Fatkeqësisht në këtë rrugë ndodhin shpesh aksidente, edhe me fatalitet.

Magjistralja Prishtinë – Podujevë është ndër rrugët më të ngarkuara me automjete në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat