Në ditë Bajrami, gruaja në Pejë e sulmon burrin me kaçavidë

Kronikë e zezë

Në ditë Bajrami, gruaja në Pejë e sulmon burrin me kaçavidë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:14
Ilustrim

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në ditën e festës së Bajramit të Kurbanit në Pejë, ku një grua dyshohet se ka sulmuar bashkëshortin e saj.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një zënke që çifti kishin pasur nëpërmjet telefonit, e që më pas gruaja ishte nisur dhe kishte shkuar në vendin që ndodhej i shoqi.

Bazuar në dëshminë e 48-vjeçarit, posa ka arritur gruaja, i është afruar dhe e ka sulmuar me kaçavidë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Burri dyshohet se me veturën e tij ka goditur veturën e gruas.

Që të dy kanë përfunduar në Polici ku kanë dhënë deklaratat para hetuesve policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj gruas është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa naj burrit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’. Që të dy janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat