Policia arreston një të dyshuar për “trafik me armë” në Podujevë

Kronikë e zezë

Policia arreston një të dyshuar për “trafik me armë” në Podujevë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari për “trafikim me armë” në një fshat të Podujevës.

Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:

Dy  armë të shkurtra (revole)

Një armë e gjatë (ajrore) .

Njëzet e pesë fishekë,

Dhjetë  krehër të karikatorit (për armë të gjata),

Një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë,

Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)

Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat