Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, lëndohet një person

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një person është lënduar në Gjilan si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se personi i lënduar është drejtuesi i veturës, derisa drejtuesi i motoçikletës i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i Policisë:

Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan  29.06.2023 – 13:30. Është raportuar se ka ndodhë aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë udhëtarësh me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, kurse drejtuesi i motoçikletës i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat