Arrestohet gjakovari, sulmoi një femër

Kronikë e zezë

Arrestohet gjakovari, sulmoi një femër

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë.

I njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një femër.

I dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

Gjakovë  28.06.2023 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte pas me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar atë fizikisht. Viktima nuk kishte pësuar lëndime trupore, por e njëjta për shkak të stresit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat