Mitrovicë, një pistoletë u sekuestrua në një veturë me targa të Serbisë

Kronikë e zezë

Mitrovicë, një pistoletë u sekuestrua në një veturë me targa të Serbisë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Policia ka informuar se dje në rrugën “Osllobogjenje” në veri të Mitrovicës në një veturë me targa të Serbisë është sekuestruar një pistoletë pa municion.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor në veturën me targa të Serbisë pronë e të dyshuarit mashkull serb ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë pa municion.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat