Policia ia gjen gjakovarit 35 kilogramë kanabis në shtëpi

Kronikë e zezë

Policia ia gjen gjakovarit 35 kilogramë kanabis në shtëpi

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ia ka gjetur të dyshuarit me inicialet J.B. 35 kilogramë kanabis në shtëpi.

Sipas njoftimin ta PK-së, i njëjti, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat