Një person bie nga minibusi që ishte në lëvizje, pasi shoferi e hapi derën

Kronikë e zezë

Një person bie nga minibusi që ishte në lëvizje, pasi shoferi e hapi derën

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime dje pasi ka rënë nga minibusi në lëvizje.

Sipas policisë, shoferi dyshohet se në mënyrë të pakujdesshme e ka hapur derën e minibusit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK

“Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan 30.06.2023 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit  në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat