Dy të dehur rrihen në Prizren, i shkaktojnë lëndime njëri-tjetrit

Kronikë e zezë

Dy të dehur rrihen në Prizren, i shkaktojnë lëndime njëri-tjetrit

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 08:33
Prizren

Policia  e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë rrahur në mes veti në Prizren.

Sipas policisë, ata në momentin e ngjarjes kanë qenë në gjendje të dehur.

Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.

“Rr. Sylejman Vokshi, Prizren 30.06.2023 – 02:00.  Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë në gjendje të dehur, të cilët ishin rrahur në mes veti, duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.  

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit, pas këndelljes lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat